Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka mbledhur në darkë ish-ekipin e Unitetit.
Diplomati amerikan në një postim në Twitter ka shkruar se diskutimi në këtë takim ishte i fokusuar në të ardhmen evropiane dhe euroatlantike.
“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociator në bisedimet e Vjenës 2006/2007. Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike,” ka shkruar Hovenier.
Ish-ekipi i Unitetit përfaqësoi Kosovën në bisedimet mbi statusin e ardhshëm të vendit të mbajtura në Vjenë, të cilat i paraprinë shpalljes së pavarësisë së Kosovë më 2008.
Pjesë e ekipit ishin kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-ministrat e Jashtëm, Enver Hoxhaj e Skënder Hyseni etj.
(1/2) Grateful to host old friends for a reunion dinner of Kosovo’s “Unity Team,” negotiators at the 2006/2007 Vienna talks. pic.twitter.com/0HXjIqG1en
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 31, 2022
-
Serbët tash ofrojnë modelin e Ishujve Alland
-
“Largimi i trupave amerikane nga Kosova” - Cilat ishin lidhjet e Cheneyt me Kosovën
-
Jahjaga i kërkon Obamas angazhim në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë pas pezullimit të dialogut strategjik
-
Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Kushtetueses çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik
-
Avancimi i Shqipërisë drejt BE-së, Hoxhaj: Thirrje reflektimi për Kosovën