Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, Ministri i Financave Avdullah Hoti ka prezantuar raportin për të hyrat dhe shpenzimet për periudhën janar-maj 2017. Ai ka bërë të ditur se të hyrat kanë shënuar rritje prej 3.4% (20.8 milionë euro) krahasuar me periudhën e vitit paraprak, nga të cilat ato vendore u rritën për 6.7 % (11 milionë euro), ndërsa të hyrat në kufi prej 2.8% (10 milionë euro). Të hyrat vetjake kanë regjistruar rritje prej 6.8%, ndërsa të hyrat nga niveli lokal tejkaluan planin e parashikimeve për 4.4 milionë euro, apo 15.9% më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak.
Ai bëri të ditur se të hyrat tjera jotatimore kanë regjistruar performancë pozitive, ndërsa të hyrat nga tantiema kanë arritur në 15.9 milionë euro, ndërsa taksa koncesioneve 3.7 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa u përket shpenzimeve, ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se ato kanë shënuar rritje prej 8.9%. Kjo rritje është pasojë e rritjes së shpenzimeve kapitale, pasuar nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve. Shpenzimet totale gjatë kësaj periudhe janë ekzekutuar me normë prej 99.7%.
Ministri Hoti gjithashtu informoi kabinetin qeveritar se në bazë të analizave të Ministrisë së Financave, deri në fund të vitit pritet të ketë mungesë të mjeteve buxhetore për skemat sociale, për Autostradën Prishtinë – Hani Elezit dhe për zgjedhjet lokale. Ai gjithashtu theksoi se Kosova duhet të shlyejë borxhin lidhur me pasaportat ndaj operatorit austriak në shumën 5.3 milionë eurove.