Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon.
Hoti në një postim në Facebook ka thënë se një qeveri e mbarë do të kishte evituar problemet, apo do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët.
“Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t'i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t'i kishte zbutur pasojat për qytetarët”, ka shkruar Hoti.
-
Hoti: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti ka sjellë vetëm dështime
-
Hoti: Politikanët e dështuar e kërcënojnë botën demokratike me eskalim të situatës
-
Hoti: Kosovës i duhet një qeveri që ia heq sanksionet
-
Hoti: Thellimi i krizës së inflacionit, pasojë e mungesës së masave adekuate nga Qeveria
-
Hoti: Raportimi i Kurtit, vajtim dhe dëshmi e paaftësisë për ta udhëhequr dialogun