Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, sot ka takuar Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian.
Në takim u bisedua për zhvillimet pas themelimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit.
Hoti ka falënderuar Eichhorst për bashkëpunimin në tri vitet e fundit në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.
Hoti ka siguruar Eichhorst se LDK-ja do të luajë rol kyç në proceset e integrimit evropian të Kosovës. Ai theksoi se si parti opozitare, LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda eurointegruese e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm