Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka numëruar premtimet që Qeveria i ka dhënë, e që sipas tij do të duheshin të bëheshin në këto dy vjet qeverisje, por që nuk janë bërë e që pushteti karakterizohet me to.
Ish-kryeministri Hoti për premtimet që nuk janë realizuar nga ekzekutivi përmend çerdhet, banesat për çifte, Fondin Sovran e të tjera.
Ndërkaq ato që e karakterizojnë këtë Qeveri, Hoti thekson se janë migrimi i madh i rinisë, problemet në veri e të tjera.
"Sot, pas dy vitesh qeverisje, do të duhej:
- lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës,
Edhe
Hoti me kritika për Qeverinë: Mandati më i dobët qeverisë ndonjëherë
- të numëroheshin çerdhet e ndërtuara
- të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja,
- të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi,
- të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së,
- të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore,
- të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë.
JO, asnjëra nga këto nuk shihet as në horizont. Dy vite të qeverisjes, karakterizohen me:
- numrin e madh të rinisë që kanë emigruar,
- probleme në veri,
Edhe
Hoti për buxhetin: Qeveria e ardhshme do ta ndryshojë
- kaos në energjetikë,
- mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve,
- valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së,
- ulje e pagave reale,
- mungesë e investimeve kapitale,
- rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro,
- kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import,
- futja e dialogut në udhë pa krye,
- acarimi i marrëdhënieve me miqtë,
Edhe
Opozita i quan propagandë për qëllime elektorale veprimet e Qeverisë në veri
- protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit", ka shkruar Hoti në Facebook.