Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj sondazhit të publikuar gjatë ditës së djeshme nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili nxori këtë parti si të parën, me 30 për qind.
Hoti ka vlerësuar se nën presion e këtyre rezultateve, partitë në pushtet, e veçanërisht PDK-ja, kanë filluar “gjuetinë e shtrigave”.
“Por, duhet ta kenë të qartë se këto rezultate janë vendim i qytetarëve, i të papunëve, rinisë, bujqve, pensionistëve, të cilët janë mashtruar nga kjo qeveri. Të gjithë këta po e thonë qartë se ka ardhur koha të shkoni në opozitë, aty ku e keni vendin moti”, ka shkruar Hoti, përcjell KosovaPress.
Ai ka përfunduar duke thënë se nuk do të ketë asnjë kompromis për t'i dërguar në opozitë.
Sipas anketës, LDK pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 23 %, kurse Vetëvendosje me 21 për qind.
Pyetja që parashtrohet në këto raste është: “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, për kënd do të votonit?”.
-
Hoti: Na duhet një LDK e fortë për ta larguar këtë pushtet që i ka bërë dëme të mëdha Kosovës
-
Hoti: LDK s’është pronë e askujt dhe s’mund të jetë peng i interesave personale
- Liverpooli i Kosovës, LDK, viktimë e arrogancës së vet
-
Hoti merr përgjegjësinë për humbjen e thellë të LDK-së
-
Mustafa paralajmëron ndryshime në LDK