Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se për shkak të ndjekjes së qëllimeve elektorale po krijohen situata që rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244 në menaxhimin e sfidave të sigurisë në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo po ndodh edhe për shkak të mungesës së rezonit shtetëror në menaxhimin e interesave shtetërore të Kosovës, ndjekjes së qëllimeve të ngushta elektorale në vendime të natyrës strategjike e të sigurisë nacionale, si dhe pa koordinim me aleatët në këto vendime.
“Kjo përbën kthim prapa. Në qeveritë paraprake, në pamundësi që Rezoluta 1244 të anulohet formalisht në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, është punuar me aleatët në zbehjen totale të rëndësisë së saj. Kjo qasje ka përfshirë edhe raportimin më të rrallë në OKB dhe me përfaqësim gjithnjë e më të ulët nga ana e Kosovës. Shpresoj që këto situata të mos jenë të pakthyeshme në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, e cila duhet të kthejë menjëherë normalitetin në vend dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të domosdoshëm me aleatët”, ka thënë ai.
-
Hoti: Na duhet një LDK e fortë për ta larguar këtë pushtet që i ka bërë dëme të mëdha Kosovës
-
Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke
-
Hoti: Osmani po e përfundon mandatin pa lënë asnjë gjurmë në shtetndërtim
-
Hoti: Para pesë vjetësh ishim në Shtëpinë e Bardhë, sot suspendohet dialogu strategjik