Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti për fuqinë e Listës Serbe

Lista Serbe nuk mund të jetë e fuqishme në qeverinë e re. Kjo sipas Enver Hotit nga NISMA për Kosovën mund të arrihet vetëm nëse partitë politike shqiptare kanë vullnet politik.

"Vullneti i partive politike duhet të jetë më i madh se bllokimet e Listës Serbe", ka thënë Hoti.

Duke iu drejtuar kandidimit të Albin Kurtit për kryeministër dhe votave të LVV, Hoti i këshillon që mos të thirren në fitore të madhe, pasi sipas tij, është rrugë e gabuar dhe tashmë e provuar si e tillë.

"Është shqetësuese për mua dhe Nismën se në rregull qytetari ka folur, LVV ka pasur rritje por që kisha pas dëshirë që mos t'i ndjekin rrugët e gabuara, të thonë jam lideri më i votuar dhe nuk kisha pasur dëshirë që të ndjekin rrugë të gabuara, te gjithë këto qëndrime janë sindroma të gabuara", ka thënë Hoti në Rubikon të KTV-së .