Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Nuk mund të na ndalni për të luftuar korrupsionin

Ministri në largim, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook, ka thënë se rënia e Qeverisë së shefit të tij, Isa Mustafa, nuk do t’i ndalë ata për të zhvilluar Kosovën dhe për të luftuar korrupsionin në vend, derisa ka paralajmëruar se koalicioni i djathtë do t’i fitojë zgjedhjet, duke lënë të kuptohet për LDK-në.

“Ne nuk do te ndalemi. Nuk mund te na ndalin për të zhvilluar vendin, për të luftuar korrupsionin dhe vendosur rend e ligj. Vetëm mund të na ngadalësojnë për disa muaj. KOALICIONI I DJATHTE DO TE FITOJE ZGJEDHJET. Per kete te jeni te sigurt”, ka shkruar Hoti.