Grupi Parlamentar i LDK-së përmes një deklarate për medie, thotë se Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.
“Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë”, thuhet në postimin e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, transmeton Koha.net.
Tutje thuhet se LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. “LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, përfundon deklarata e LDK-së.
-
Kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut, Hoti: Askush s’është mbi LDK-në
-
Hoti: LDK s’është pronë e askujt dhe s’mund të jetë peng i interesave personale
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke
-
Abdixhiku: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim institucional në Parlament
-
Kandidatura e Hotit s’e frikëson Abdixhikun, thotë se LDK-ja është e hapur