Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti kritikon Kurtin: Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për papërgjegjshmëri, duke thënë se duhet të dorëhiqet menjëherë.

Hoti në Facebook ka shkruar se në vend se Kurti të komunikojë 24 orë me partnerët ndërkombëtarë, ai po ligjëron e ankohet në Forumin e Prespës.

“Tre zyrtarë policorë ia kanë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. Në vend që të jetë 24 orë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë derisa të lirohen ata, si dhe të sigurojë mbështetje ndërkombëtare për dënimin e Serbisë për këtë akt agresioni, Kryeministri ligjëron e ankohet në Forumin e Prespës. Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë”, ka shkruar Hoti.

Kurti ka marrë pjesë sot në Forumin e Prespës që po mbahet në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, ai nuk mori pjesë në panelin e paraparë.