Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Kosova duhet të mbrohet nga bandat kriminale

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova duhet të mbrohet nga bandat kriminale dhe nga krerët e shtetit.

Ai ka thënë se qytetarët bashkë me partitë opozitare duhet t’i largojnë këto banda kriminale dhe të mbrojnë vendin.

“Ne sot kemi qenë në pritje të seancës së jashtëzakonshme të kërkuar nga tri grupet parlamentare opozitare. Tash është vonë e nuk është hapur akoma. Kjo sjellje e kryetarit të Kuvendit, që nuk e hapi këtë seancë, është shkelje e kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. E kemi parë maskaradën e koalicionit qeverisës gjatë gjithë ditës. Shteti i Kosovës është i rrezikuar nga bandat kriminale, shteti i Kosovës është i rrezikuar nga njerëz si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi. Duhet të mobilizohemi bashkë me qytetarët për të larguar këto banda kriminale. Duan ta bëjnë ekip negociator për të ndarë Kosovën. Nuk do të lejojmë këtë”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Hoti nuk ka përjashtuar as protestat si organizim për të kundërshtuar negocimin e kufijve në dialogun Kosovë – Serbi.

“Asnjë veprim kushtetues dhe demokratik nuk do të përjashtohet”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm