Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, duke thënë se kjo nuk mund të quhet ndryshe përveç si plaçkë e atyre që kanë në dorë buxhetin e qytetarëve.
Postimi i plotë në Facebook:
Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit. Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve.
-
Hoti: Si do të arsyetohet Kurti që i mban 700 milionë euro në bankë pa nevojë
-
Hoti ndryshoi qëndrimin rreth koordinatorëve - caktimi i Veliut arsyetohet prej Qeverisë
-
LDK-ja thotë se reduktimi i numrit të ministrive bëhet për të rritur efikasitetin
-
Hoti ia numëron PAN-it dështimet
-
Hoti publikon programin qeverisës të LDK-së