Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj të japë arsyen se pse është rikthyer kushti për luftimin e korrupsionit në listën për liberalizimin e vizave.
Hoti ka thënë se pas takimit të tyre me përfaqësuesit e OSBE-së, përfaqësuesve të këtij subjekti iu është thënë se është kthyer çështja e luftimit të korrupsionit, transmeton KP.
Ai tha se LDK kërkon që kryeministri të sqarojë arsyet e kthimit të këtij kriteri. Hoti përmendi 94 kriteret që ka pas Qeveria e kaluar, janë plotësuar 93, me përjashtim demarkacionit.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti: BE-ja ktheu luftimin e korrupsionit si kusht për liberalizmin e vizave
-
Hoti kërkon nga Kurti transparencë për dialogun
-
Hoti flet për liberalizimin e vizave më 2021, për qeverisjen e mirë dhe guximin që të tjerët s’e kanë
-
Hoti: Kemi larguar fjalën korrupsion nga diskursi politik
-
Hoti i quan spekulim deklaratat se shuarja e Task-Forcës Antikorrupsion vonon liberalizimin e vizave