Avdullah Hotit kryetari i Grupit Parlamentar të LA-së dhe ish kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka lëshuar lëshuar akuza të rënda në drejtim të udhëheqësit të Kuvendit dhe të Qeverisë Kadri Veselit e Ramsush Haradinaj, transmeton KTV.
Hoti, njëkohësisht ka kërkuar nga Haradinaj shkarkimin e ministrit të bujqësisë Nenad Rikalo, ose në kundërtën, siç ka thënë ai, Haradinaj do të përballet me të gjitha llojet e kundërshtive.
Nenad Rikalo është akuzuar nga banorë të ‘Dardanisë’ për tortura gjatë luftës në Kosovë.
Kundërshtitë do të jenë në forma demokratike e jo te dhunës si i përdori partia e kryeministrit. Ne do ta thërrasim në interpelancë kryeministrin, tha Hoti
Konferenca që po e mbajmë për Ditën ndërkombëtare të Demokracisë është për të dokumentuar se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e kryeministri Ramush Haradinaj janë dy dhunuesit më të mëdhenj të demokracisë. Ata shkelën demokracinë që në seancën e parë te legjislaturës së re, tha Hoti.
Është hera e parë që 17 vite që votohet një qeveri pa debat, shtoi Hoti dhe theksoi se Haradinaj po harron se pa opozitë nuk mund te bëj asgjë.
Edhe
Opozitarizmi i LDK-së: Interpelancë për Rikallon – Haradinaj e Veseli dhunues të demokracisë
Hoti përkujtoi se Haradinaj ka fyer gazetarët që në ditën e pare e kryeparlamentari ka shkelur rregulloret e Kuvendit.