Kryeministri Avdullah Hoti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka falënderuar SHBA-në për zhbllokimin e fondeve të MCC.
Hoti thotë se shtylla e parë e programit është marrëveshja në vlerë prej 49 milionë eurosh, transmeton KOHA.
“Shpreh falënderimet për SHBA për zhbllokimin e fondeve të MCC. Shtylla e parë e këtij programi është marrëveshja në vlerë 49 milionë dollarë. Pjesa e dytë është marrëveshja kompakt që quhet që është duke e negociuar dhe do të ketë një vlerë disafish më të madhe sesa pjesa e parë”, ka thënë Hoti.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria thotë se nuk ka marrë njoftim zyrtar për mbyllje të MCC-së
-
Shprehet drojë për dështim të projektit 200-milionësh
-
Synohet mbyllja e MCC-së, Hoti: Kosova do t’i humbë 220 milionë euro
-
Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në
-
Kurti: Kemi ndarë 34.7 milionë dollarë shtesë për programin e MCC-së për energji