Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur optimist se do të qeverisin me vendin për dy mandatet e ardhshme.
Përmes një postimi në Facebook ku ka publikuar fotografi bashkë me kolegët e tij të partisë, ai ka thënë se do t’i japin Kosovës një qeverisje që i duhet në tetë vjetët e ardhshme.
“Bashkë drejt fitores, të gjithë pa përjashtim, të gjithë brezat, të gjitha strukturat, të gjitha degët nga Dragashi deri në Podujevë e nga Peja deri në Kamenicë. Do t'i japim Kosovës një qeverisje që i duhet në tetë vitet e ardhshme”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut, Hoti: Askush s’është mbi LDK-në
-
Hoti: LDK s’është pronë e askujt dhe s’mund të jetë peng i interesave personale
-
Kandidatura e Hotit s’e frikëson Abdixhikun, thotë se LDK-ja është e hapur
-
Hoti shpall kandidaturën për të zëvendësuar Lumir Abdixhikun
-
Hoti synon ta drejtojë LDK-në, kërkon besimin e strukturave të partisë