Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka emëruar sot Ekrem Hysenaj në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së ushtron këto kompetenca konform Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr.04/L-102 me Ligjin nr.04/L-115, me Ligjin nr.04/L- 223 dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
Pasi të përfundojë detyrën e ushtruesit të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi.
Hysenaj zë vendin e Ilir Murtezajt që fillimisht ishte shkarkuar nga Qeveria Hoti në muajin tetor. Pastaj Këshilli për Shërbyes Civilë e ktheu në punë në janar, por ai është pezulluar me vendim të Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë menjëherë pas kthimit në punë. KOHA ka provuar të marrë një qëndrim nga Murtezaj, por ai ka thënë se është i zënë.