Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Diplomacia e komprometuar e shtetit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka hedhur kritika të mëdha lidhur me mënyrën si po drejtohet diplomacia e vendit.

Hoti ka thënë se tani aktivitet kryesor i diplomacisë kosovare është parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.

“Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defensivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit”, ka shkruar Hoti.

Postimi i Hotit:

Diplomacia e komprometuar e shtetit të Kosovës

Edhe Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën Arbëri 1 muaj më parë Hoti: Kur opozita organizohet për kapje të posteve e jo për kauza, rezultati është ai që pamë të dielën

Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defansivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.

Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës.

Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.

Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse.

Kjo është diplomacia e kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit.

Edhe Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke Arbëri 3 muaj më parë Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke

Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë. Diplomacia e Kosovës duhet të kthehet në funksion të shtetit të Kosovës.

Ata që i duan të mirën këtij vendi duhet të bëhen bashkë dhe të mbështesin LDK-në dhe partnerët e saj për të ndaluar degradimin e shtetit të Kosovës.