Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Bizneset vendore kurrë s’kanë qenë më të pasigurta

Ish-kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se në Qeverinë Kurti, bizneset vendore kurrë nuk kanë qenë më të pasigurta në politikat fiskale dhe rregullative. Ai në Kuvendin e Kosovës deklaroi se mosveprimi i Qeverisë ndaj krizave të shkaktuara, i shton problemet.

“Është rritur pasiguria në tregjet globale, për shkak të situatës në Ukrainës. Jam i vetëdijshëm që problemet s’i ka sjellë Qeveria ekzistuese”, tha ai.

“Në sektorin publik nuk ka asnjë investim të madh që krijon efekte në ekonomi, për punësim, për të ardhura të përfitimit të bizneseve. Kemi parë bllokimin e OSHP-së që i ka lënë të bllokuara miliona euro në Kosovë. Për investime të jashtme, mund të japim shifra çfarëdo, por nuk ka asnjë brend investitori që ka ndodhur gjatë 2021-tës”, potencoi tutje deputeti i LDK-së.

Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë plenare ku përpos deklarimeve jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, pritet shqyrtimi dhe miratimi i një varg pikash.


Muja: Vetëm gjoba e Bechtel-Enkas, më e lartë sesa shpenzimet për ushtri

Edhe Hoti me kritika për Qeverinë: Mashtrues nga i pari deri te i fundit Arbëri Hoti me kritika për Qeverinë: Mashtrues nga i pari deri te i fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka lavdëruar qeverisjen 1-vjeçare Kurti, duke thënë se u rrit buxheti e u shtuan vendet e punës.

Në seancën parlamentare, që ka nisur në orën 10:00, Muja theksoi se ajo që nuk është bërë për 10 vjet, është bërë për një vit në qeverisjen e VV-së.

Ka akuzuar qeveritë e kaluara për privatizim dhe për shpenzime të mëdha në autostrada.

“Pas një viti nga të dhënat e fundit të buxhetit të Kosovës për vitin 2021, vendimi juaj për të kuptuar VV-në dhe një qeveri të re, e ka pasur një implikim të drejtpërdrejt plus 461 milionë euro në buxhetin e shtetit. Të hyrat e buxhetit të Kosovës në vitin 2011 ishin 1.3 miliardë euro. Ishte dashur një dekadë që ai të arrijë në 1.7 miliardë euro. Pra, ajo që nuk është bërë për 10 vjet, është bërë për një vit. Pra, më shumë janë mbledhur të hyra tatimore nga Qeveria Kurti për një vit sesa të gjitha qeveritë bashkërisht për dhjetë vjet të tërë. Ky zhvillim ka pasur po ashtu edhe një jehonë pozitive edhe në tregun e punës. Në bazë të të dhënave, kur Qeveria Kurti erdhi në pushtet ka trashëguar 168 mijë punëkërkues të regjistruar. Pas një viti, ky numër ka rënë në 82 mijë. Ky është numri më i ulët, nuk themi që është mjaft”, tha ai.

Kritikat e opozitës dhe të shoqërisë civile për Qeverinë Kurti, Muja i është përgjigjur me ironi duke thënë se qenë aq të fortë që të shesin toka të shtetit me çmime të lira dhe të alokojnë mjete shtesë për kompanitë ndërtimore siç është “Bechtel-Enka”.

Madje, ai tha se vetëm gjoba e “Bechet-Enka” ka qenë më e lartë sesa shpenzimet në ushtri.

Edhe Hoti: Ndërmarrjet kosovare po humbin tregun nga kostot e larta të prodhimit Arbëri Hoti: Ndërmarrjet kosovare po humbin tregun nga kostot e larta të prodhimit

“Gjatë këtij viti shpeshherë, ka ndodhur që qeveria, por edhe ne jemi etiketuar me emra të ndryshëm siç është qeveria më e dobët, jemi praktikantë. Unë mendoj se Kosova ka nevojë për këso praktikash. Në anën tjetër nuk kemi qenë aq të fortë saqë të shesim 1 ari tokë për 52 euro. Në AKP janë shitur 30 mijë hektarë tokë me 52 euro ari. Nuk kemi pasur po ashtu aq forcë sa të alokojmë mjete buxhetore të Kosovës për të paguar kompani ndërtimore pa i kërkuar hiç ato. Vetëm gjoba e ‘Bechtel-Enka’ ka qenë më e lartë sesa shpenzimet në ushtri”, tha ai.

Gjoba që iu pagua Bechtel-Enkas nga Qeveria ishte 53 milionë euro.