Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoteli i burrështetasve

Fotografitë e vendosura nëpër raftet e recepsionit bëhen shpesh shkas që mysafirët e hotelit të interesohen për kujtimet e Agim Çaushit.

Rrëfimet e tij lidhen me ato të Kosovës. Me shtrëngime duarsh e përqafime të ngrohta i mirëpriste të gjithë. Mysafirët e tij specialë përfaqësonin shpresën e madhe për krejt Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çaushi kishte fatin të ndërronte disa llafe me ta në hotelin e tij. U shërbente me kënaqësinë më të madhe verë të kuqe Rahoveci sipas qejfit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Aty Rugova ua përsëriste burrështetasve botërorë fjalinë e famshme për Kosovën shtet të pavarur, si zgjidhjen e vetme për paqe në rajon.

Çaushit nuk i mjaftonte kontakti i drejtpërdrejtë me krerët amerikanë e evropianë, dhe ulej në ethe në mbrëmje para televizorit, si krejt shqiptarët, që t’i dëgjonte deklaratat e tyre për të ardhmen e Kosovës.

“Çajupi”, adresë për diplomatët

Sot e asaj dite hotel “Ora”, në rrugën “Çajupi”, vazhdon të jetë “një prej adresave më të preferuara për mysafirët ndërkombëtarë, por edhe për ata lokalë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.