Deputetja holandeze, njëherësh edhe ish-deputete e Parlamentit Evropian, Kati Piri, ka thënë se disponimi i vendit që përfaqëson ka ndryshuar sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Piri ka thënë se Parlamenti holandez është shprehur i gatshëm të rishikojë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo ka shtuar se në Kuvendin e Holandës gjërat po shihen ndryshe edhe sa i përket fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndër çështjet që Holanda përkrah është edhe dhënia e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë në Bashkimin Evropian.
“Pas vitesh veto holandeze për zgjerim të BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin holandez. Mbështetet kandidatura e Ukrainës dhe Moldavisë në BE. Ka përkushtim ndaj kandidaturës së Gjeorgjisë pasi të plotësohen kushtet, ka gatishmëri të rishikohet liberalizimi i vizave për Kosovën, mbështetet fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, thuhet në postimin e Pirit.
Edhe
BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova
Holanda bashkë me Francën janë dy vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë mbështetur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
After years of Dutch veto’s re EU enlargement, mood is changing in ?? parliament:
— Kati Piri (@KatiPiri) June 22, 2022
- support EU candidacy ????
- committed to ?? candidacy once conditions are met;
- willing to review Kosovo visa liberalization;
- support start negotiations ?? ??