Shpërthimi i vullkanit në malin Etna, në Itali, do të ndikojë tek moti në pjesën më të madhe të Evropës Jugore në fund të kësaj jave, transmeton njoftimet oranews..
Hiri i vullkanit paralajmërohet se do të prek edhe Shqipërinë, Kosovën dhe shtetet përreth, kanë raportuar mediet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEtna shpërtheu të hënën dhe është vullkani më aktiv i kontinentit evropian.
Gazrat që dalin prej tij kanë vijuar edhe gjatë së martës dhe vijojnë ende. Mali Etna është i vendosur në bregun lindor të ishullit italian të Siçilisë.
Hiri i vullkanit që ngrihet në ajër mund të shkaktojë vonesa të vogla për fluturimet e avionëve që udhëtojnë në detin Mesdhe.
Erërat që do të shtohen gjatë mbrëmjes së të enjtes, do ta çojnë tymin e vullkanit në drejtim të veriperëndimit dhe një pjesë e hirit mund të shkojë deri në Greqi, duke sjellë mjegull të dendur në fundjavë.
Efektet më të këqija do të ndihen në Italinë jugperëndimore, thotë eksperti i motit, Meteorolog Tyler Roys.
“Cilësia e dobët e ajrit do të jetë shqetësim, pasi hiri mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes, veçanërisht për grupet e ndjeshme,” shtoi Roys.
Hiri i vullkanit do të ngjitet në nivelet e sipërme të atmosferës dhe do të sjellë kohë të keqe mbi Detin Jon dhe në Ballkan gjatë së enjtes dhe të premtes.