Fletët e bardha në të cilat deri dje policët kufitarë grekë na vendosnin vula për hyrje në vendin e tyre prej mbrëmë në mesnatë shkuan në histori.
Zyrtarisht nga mesnata gjatë hyrjes në Greqi qytetarët tanë kufirin e Maqedonisë dhe të Greqisë e kalojnë vetëm me pasaporta në të cilat në dalje të vendit policët tanë kufitarë u vendosin vula në të cilën në gjuhën maqedonase, angleze dhe franceze shkruan se dokumenti është pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa policët grekë për herë të parë vendosin vula në pasaporta.
Rregullat e reja nga Marrëveshja e Prespës shërbimet kufitare greke filluan t’i zbatojnë pas një jave pasi në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” u vendos tabela me emrin e ri kushtetues të vendit tonë.
Sipas paralajmërimeve, karta identiteti dhe dokumente udhëtimi me emrin e ri kushtetues në vend do të fillojnë të jepen nga fundi i këtij viti/Alsat-m.
-
Bëhen të pavlefshme dokumentet me emrin “Maqedoni”
-
Emri Maqedonia e Veriut hyn në fuqi – në qershor nisin negociatat për anëtarësim në BE
-
Tabela e parë me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” sot në kufi me Greqinë
-
Nga e marta, Maqedonia do të jetë e Veriut
-
“Maqedonia e Veriut”, cilët janë hapat e mëtejmë nga Athina e Shkupi