Problemi i menaxhimit të mbeturinave e ka përcjellë vit pas viti Komunën e Deçanit.
Deponitë e shumta ilegale të mbeturinave në pjesë të ndryshme të territorit të kësaj komune kanë qenë pasqyrë e mungesës së efikasitetit të organeve komunale dhe kompanisë së mbeturinave “Higjiena”, e sidomos edhe e qytetarëve të pandërgjegjshëm që i kanë krijuar ato, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mungesën e menaxhimit më të mirë të mbeturinave deri tash në komunë e kishin arsyetuar me statusin e pazgjidhur të kompanisë “Higjiena”, e regjistruan në kohën e UNMIK-ut, e cila deri tash ka funksionuar si kompani komunale dhe vetëfinancuese nga pagesat e faturave.
Këtë status kompania ka synuar ta ndryshojë me aplikimin në institucionet përkatëse të nivelit qendror që ajo të futet nën ombrellën e komunës, e cila do të posedonte 100 për qind të aksioneve të kompanisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Deponia në flakë, duhej të mbyllej më 2007
-
Spitali i Pejës kërkon urgjentisht mbështetje institucionale për largimin e mbeturinave
-
Banorët e Kodrës së Trimave në hall me mbeturinat
-
“Pastrimi” arsyetohet për mosmbledhjen e bërllokut: Ka ndryshuar orari i operimit të deponisë
-
Komunat përreth Prishtinës të pakënaqura me shërbimet e K.R.M “Pastrimi”