Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hidhet një kapsollë drejt Kryeministrisë në Tiranë

Një kapsollë është hedhur në drejtim të Kryeministrisë, në momentin që kryetari i PD, Lulzim Basha po mbante fjalimin nga “Çadra e Lirisë” në Bulevard.

Basha ndërpreu fjalën për pak sekonda dhe kërkoi të mos përsëritej më. Basha u shpreh me fjalët: “Nëse je i joni shëndet dhe mos e bëj më…Nëse nuk je nga tonët, plaç dhe mbylle. Nuk ka nevojë për “teshtima”. Nuk na trembin tështimat e qeverisë”, tha Basha.

Ndërkohë, mësohet se ka qenë pikërisht një protestues i opozitës ai i cili ka hedhur kapsollën drejt ndërtesës qeveritare