Pas marrjes së informacioneve nga mediat kosovare, dhe thirrjen e Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismajli rreth një tenderi për furnizim me tableta “Imatinib”, sot në mbledhjen e Komisionit të AKK-së u vendos për të proceduruar me hetim paraprak të çështjes.
Këto tableta përdoren për trajtimin e leukemisë, me çmim prej 300% më të shtrenjtë se çmimi me pakicë në tregun farmaceutik.
“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mbetet i përkushtuar t'i parandaloj të gjitha sjelljet antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë ne tregun e RKS”, thuhet në njoftim, përcjell Koha.
Ismaili para disa ditësh ka ndaluar nënshkrimin e kontratës së propozuar rreth sigurimit të tabletave për trajtimin e leukemisë.
Ministri Ismaili ka thënë se do të bëjë çmos që çmimet për ilaçet që i blenë Ministria e Shëndetësisë të jenë referente me tregun dhe rajonin.
-
Ismaili s’nënshkruan kontratën për barnat me çmime të larta, fton kompanitë të jenë të përgjegjshme
-
Ismaili: Bari kundër kancerit dikur blihej me 32 euro, tash kushton rreth 3.5 euro
-
Ismaili: Ndalëm korrupsionin në blerjen e barnave, shpëtuam mbi 6 milionë euro
-
ZKA-ja me hulumtim të tregut konfirmon abuzimet e kompanive farmaceutike me çmimet e barnave
-
Tri kompani hetohen për mashtrim me çmime të citostatikëve