Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Heroi i pengjeve

Një mirënjohje të marrë para katërmbëdhjetë vjetësh e ruan me shumë kujdes dhe krenari. E bart me vete ngado që shkon.

Mirënjohja në letër të zakonshme duket si e re. E palosur mirë mes dokumentesh në portofolin e tij, ajo e lidh ish-policin Sylejman Hajdini me punën që i shërbeu për rreth 40 vjet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo mirënjohje jo vetëm që ia kujton kohën e kontributit të tij të madh në shërbim të vendit dhe rendit publik, por ia kujton edhe një vepër personale të tij, që e bën të ndihet si hero. Ia kujton momentin në të cilin ua shpëtoi jetën nëntë personave, në mesin e të cilëve edhe të pengmarrësit, një djaloshi rreth të njëzetave. Edhe pse kanë kaluar vite, Hajdini e kujton ngjarjen sikur të kishte ndodhur sot.

Nuk i ka harruar as detajet më të vogla për të cilat flet me shumë krenari dhe ëndje. Hajdini kishte punuar para dhe pas luftës në polici. Punën e kishte filluar në vitet ’66 deri në ‘90, kur u detyruan të largoheshin nga puna. Por, edhe pas luftës, saktësisht në vitin 2000, kishte vazhduar sërish punën në Shërbimin Policor të Kosovës. Fillimisht kishte punuar si instruktor në Shkollën e Policisë e më pas ishte kthyer në “Prishtina Kontroll” në Emergjencë të kryeqytetit.

Të dielën e 20 prillit 2003 e kujton si ditën më kritike të jetës. Ishte në detyrë kur kishte rënë zilja e telefonit në numrin emergjent 112. Telefononte një mjek i Klinikës së Neuropsikiatrisë, për të treguar se një djalosh ishte futur me bombë në klinikë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.