Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri: Kurti bëri hapje totale ndaj Serbisë

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se kryeministri Albin Kurti, është kryeministri i vetëm që e ka bërë hapjen totale ndaj Serbisë.

Haziri shkroi në Facebook të dielën se Kurti dhe Qeveria e tij po trajtojnë çështje teknike në dialogun me Serbinë, e po i përjashtojnë ato politike.

Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet në hyrje-daljet, nënkryetari i LDK-së, e konsideroi fituese për të dyja palët.

“Kjo është ajo situata ‘win-win’ që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve, e po ashtu edhe Beogradi ndihet fitues sepse ka detyruar që qytetarët e Kosovës të pakicës serbe kanë të drejtë ta kenë letërnjoftimin e Serbisë dhe të hyjnë e të dalin me dokument të Serbisë e jo të Kosovës”, shkroi Haziri.

Ai theksoi se të gjithë kryeministrat paraprak, e kanë hapur Kosovën me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Artikuj të ngjashëm