Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim koordinues menaxhmentin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, në krye me drejtorin Muhamet Suliqi.
Haziri tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me këtë ndërmarrje do të vazhdoj në mënyrë permanente, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.
Haziri theksoi se përveç marrëveshjes trepalëshe, Komunë-Hidromoravë dhe qeverinë zvicerane, e vlefshme mbi 800 mijë euro, do të ketë edhe investime tjera nga Komuna për investimin në rrjet të ujësjellësit në disa lagje dhe fshtra të qytetit.
Numri një i gjilanasve pohoi se po qeveria komunale po punon që t’i zgjidh problemet e rrjetit të vjetëruar të ujësjellësit, duke bërë zgjidhje afatgjate për ujin e pijshëm për banorët e lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit.
Ndërkaq, drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke besuar që ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të mirë të qytetarëve.
-
Gjilanasit vështirë po furnizohen me ujë, por Haziri thotë se s’do të mbeten pa të
-
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e impiantit për ujërat e zeza në Gjilan
-
Zvarritet projekti për ndërtimin e ujësjellësit në disa vendbanime të Gjilanit
-
Gjilani synon zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për 100 vitet e ardhshme
-
Në Gjilan nisin punët për rrjetin e ri të ujësjellësit