Dje Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, njëri prej tyre nga komuniteti serb.
Bëhet fjalë për Radomir Laban, i cili mori 71 vota, ndërsa Bajram Latifi nga komunitetet jo shumicë me 58 vota.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se Laban, nga komuniteti serb, është i dënuar si pjesë e një grupi kriminal.
“71 deputetë të Kuvendit, dje votuan një person që është dënuar si pjesë e një grupi kriminal. Mazhoranca së bashku me Listën Serbe kanë vendosur t’a degradojnë secilin institucion në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Tutje, Haxhiu ka shkruar se sipas Kushtetutës, Neni 114 paragrafi 2, tani pas zgjedhjes, gjyqtarët emërohen nga Presidenti.
“Ky person nuk duhet të jetë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese pra nuk duhet të emërohet!”, ka thënë ajo.
Edhe
KOHA, 2018 - E kaluara e dyshimtë e Radomir Labanit të cilin Kuvendi e zgjodhi anëtar të Kushtetueses
Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës nuk arriti të votohej asnjë gjyqtar shqiptar.
Dokumenti i postuar nga Haxhiu:

-
VV i çon letër Thaçit: Mos e emëro Labanin gjyqtar në Kushtetuese
-
E kaluara e dyshimtë e Radomir Labanit të cilin Kuvendi dje e zgjodhi anëtar të Kushtetueses
-
As në raundin e dytë asnjë shqiptar gjyqtar për Kushtetuesen
-
Deputetët zgjedhin gjyqtarët e Kushtetueses nga komunitetet jo shumicë, për shqiptarët në rivotim