Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor.
Ajo këtë e ka bërë përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.
“Ajo që tashmë është e qartë...emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar ajo.
Kjo deklaratë e Haxhiut ka ardhur pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së.
Kujtojmë se pas Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që pas zgjedhjeve në vazhdimësi kanë mbajtur takime, për siç thonë ata, harmonizimin e programit qeverisës.
Artikuj të ngjashëm
-
Haxhiu: Dihet emri i kryeministrit të ardhshëm, është Albin Kurti
-
Droja dhe vullneti i bashkëqeverisjes së pritshme LVV-LDK
-
LDK-ja nxjerr në tavolinë edhe postin e kryeministrit
-
Haziri: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së
-
Caktohet seanca konstituive, partitë përballen me afatin për presidentin