Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit

Ndonëse fillimisht u paralajmërua se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë, pasi kërkesa e tij ishte ta vizitonte Ujmanin, ai megjithatë, mbrëmë u lejua nga Qeveria e Kosovës të vijë, dhe fillimisht, të nisë vizitën po aty në Ujman.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se me këtë rast, edhe Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit.

“Thaçi iu nënshtrua Vuçiqit. Llafet e tij pa mbulesë për Kosovën Lindore dhe lavdërimet cinike të Vuçiqit për të si politikan më i zoti, po kurorëzohen me serbizim të liqenit të Ujmanit. Duket që karkalecat e detit dhe verërat e shtrenjta mbi 120 euro po e realizojnë atë që Stanishiqi vetëm në ëndërr ka mundur ta shohë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndonëse dje në Bruksel dështoi të mbahej takimi mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq. Të dy u takuan ndaras vetëm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Thaçi, pas takimit me Mogherini u mundua të arsyetojë këtë dështim takimi, por tha se së shpejti pritet të ketë një marrëveshje mes tyre.

Sipas raportimeve të mbrëmshme, takimi i radhës mund të mbahet brenda dy javëve të ardhshme.

Artikuj të ngjashëm