Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu – Tahirit: Thaçi bënte pazare me Vuçiqin se si t’i amnistonte krimet e kryera gjatë luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj një deklarate të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka thënë se miratimi i Ligjit për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovës “është veprim antihistorik e antikombëtar dhe i pafalshëm”.

Haxhiu ka thënë se Tahiri sa ishte ministër e kishte mbyllur Institutin në vend se ta fuqizonte atë, dhe se nuk njihet për asnjë veprim serioz në adresim të krimeve të luftës.

“Ishin pikërisht këta që para 10 viteve i amnistuan kriminelët serb të përfshirë në vepra të rënda kriminale. Madje pikërisht gjatë kohës së qeverisjes së tyre, ish kryeministri Thaçi bënte pazare me Vuqiqin se si t’i amnistonin krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kuvendi të enjten ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Institutin e Krimeve.