Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Shkarkim-ngarkimi i bordeve po e karakterizon Kuvendin

deputete

Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se sesioni i parë i legjislaturës së tetë është kategorizuar me ritëm të ngadalshëm në aspektin legjislativ, por me performancë më të mirë në rolin mbikëqyrës.

Ajo ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të legjislaturës së shkuar, legjislatura e re ka pasur “regres” sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative.

“Janë miratuar vetëm shtatë projektligje për dallim nga periudha e kaluar që ishte 10. Janë të ulëta të dyja, por që është shqetësuese. Ka pasur vonesa në procedim të projektligjeve nga Qeveria. Vetëm 27 nga 65 sa i ka parapa i ka proceduar në Kuvend. Secili fillim është më i ngadalshëm. Është pritë ritmi i ngadalshëm, por ka pasur mundësi që te procesi legjislativ të shkojë më shpejt sepse shumica i ka pasur numrat. Ka pas mundësi të performojë shumë më mirë”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

Sa i përket çështjes së shkarkimeve që ka bërë pushteti i ri, Haxhiu ka thënë se “megjithatë Kuvendi ka pasur performancë të mirë në kompletimin e bordeve të institucioneve të caktuara”.

Ajo ka thënë se janë zgjedhur 39 anëtarë bordesh duke e cilësuar “numër goxha të lartë”.