Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: PDK-ja ka në plan rimëkëmbjen e sportit në vend

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se partia e tij ka në plan qeverisës për t’u dalë në ndihmë klubeve dhe federatave për rimëkëmbje pas pandemisë.

Haxhiu në KTV ka deklaruar se sporti në vend është dëmtuar rëndë nga pandemia e COVID-19, me ç’rast, kanë planifikuar plan për t’u dalë në ndihmë sportistëve dhe federatave. Sipas tij, PDK-ja ka në plan që grandet e para për klube dhe federata të jenë mbi 10 milionë euro.

“Shumica e projekteve që ishin planifikuar janë prolonguar dhe shtyrë për periudha të tjera për shkak të pandemisë. S’mund të presim që bizneset ta financojnë sportin kur ato punojnë me humbje”, ka deklaruar Haxhiu.

Kandidati i PDK-së pë deputet ka thënë se kanë në plan për vazhdimin e ndërtimit të stadiumit nacional, renovimin e fushave të futbollit dhe të ndërtohen fusha shtesë për klubet në superligë dhe liga të tjera.

“Çdo klub në superligë dhe ligë të parë do të ketë fusha ndihmëse brenda katër viteve”, ka thënë ai.

Edhe Haxhiu kërkon rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve të PDK-së Zgjedhjet 2026 Haxhiu kërkon rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve të PDK-së

Haxhiu ka deklaruar se kanë planifikuar që t’u njihet stazhi i sportistëve që kanë marrë pjesë në gara sportive gjatë viteve të 90-ta.

“Është e domosdoshme të kemi ligj të veçantë për sportistët dhe artistët”, ka shtuar ai.