Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar padi ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Në një postim në Facebook, Haxhiu është shprehur se Thaçin do ta padisë për “shpifje” për deklarimet në “RTV Dukagjini” se “familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge!”
Haxhiu ka thënë se prokuroria s’duhet të qëndrojë e heshtur karshi deklarimeve të Thaçit.
“Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda. Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge! Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt. Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”, ka shkruar Haxhiu.
-
Haxhiu paralajmëron se Thaçi mund të paditet edhe në Gjykatën e Zvicrës
-
Haxhiu – PDK-së: Po luftoni për ta mbajtur atë që keni grabitur në kurriz të qytetarëve
-
Haxhiu e akuzon prokurorinë për pronën e tjetërsuar me “zarfin e dyshimtë” nga Serbia
-
Deputeti i PDK-së kërkon që ministrja e Drejtësisë të japë dorëheqje
-
Haxhiu: Prokuroria po më fton për intervistë për të penguar reformën në drejtësi