Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se të marten është iniciuar procedura disciplinore ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.
Haxhiu po ashtu ka qartësuar se të mërkuren do të dorëzohet shkresa për njoftimin e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, “lidhur me shkeljet ligjore nga drejtori i përgjithshëm i AAPSK".
“Këtë procedurë e ndërmorëm për faktin se: Që nga përzgjedhja e tij e deri më sot, kemi identifikuar prova të pakontestueshme të cilat na bindin se inicimi i procedurës disiplinore për shkelje serioze, fillimisht do të rezultojë me sanksion disiplinor në përputhje me legjislacionin në fuqi; Nuk do tolerojmë asnjë shkelje përbrenda Ministrisë”, shkruan ajo.
Haxhiu po ashtu ka thënë se “në Ministrinë e Drejtësisë dhe në secilin institucion tjetër do të instalohen parimet e ligjshmërisë, transparencës, përgjegjësisë, jodiskriminimit, efikasitetit e pavarësisë profesionale”.
-
Shkarkohet drejtori i Agjencisë për Administrim të Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar
-
Haxhiu – PDK-së: Po luftoni për ta mbajtur atë që keni grabitur në kurriz të qytetarëve
-
Haxhiu: Miratimi i Ligjit për Byronë, hap i rëndësishëm në luftimin e korrupsionit
-
Kalon në parim projektligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme
-
MD-ja ndryshon Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë