Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nisur me shkarkime, dy ditë pasi mori postin në këtë ministri.
Ajo ka anuluar vendimin për caktimin e Dritan Bajramajt zëvendësues i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për administratë dhe të Kadri Halitit që ishte caktuar zëvendësues i drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Sprovues të Kosovës.
Për të dy këto vendime, Haxhiu ka thënë se “vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen”.
“Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës. Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë”, ka shkruar ajo në njoftimin e saj në Facebook.
{gallery}