Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu: Në vend të zgjidhjes, Ministria është bërë pjesë e problemit në shëndetësi

Deputeti Bekim Haxhiu ka shfaqur kritika të ashpra ndaj sistemit të shëndetësisë në Kosovë, e në mënyrë të veçantë në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në “Ekspress Intervistën” në KTV, ai ka thënë se “gjendja, jo vetëm në QKUK por edhe në spitalet rajonale, është shqetësuese”. Ka thënë se ministri Uran Ismaili është arsyetuar se ka një kohë të shkurtër që e ka marrë mandatin, por megjithëkëtë Haxhiu ka thënë se bashkëpartiaku i tij do të mund të bënte më shumë.

Ka folur në mënyrë të veçantë për mungesën e barnave dhe mjeteve tjera të listës esenciale, që ka bërë që të dështojnë shumë intervenime në QKUK e spitalet rajonale.

“Në raportimin që ministri Ismaili ka bërë në Komisionin e Kuvendit për Shëndetësi ka thënë se është duke bërë revidimin e Listës së barnave esenciale. Edhe ne mendojmë se ashtu duhet bërë, por deri sa të bëhet revidimi i Listës duhet të blihen barnat esenciale, e jo të mbeten spitalet pa to”, ka thënë Haxhiu.

“Ne si Kuvend e kemi rritur buxhetin për barna për vitin 2018, dhe pritjet tona kanë qenë që të mos ketë më telashe me barna”, ka shtuar tutje ai. “Mungesat janë të mëdha. Ndoshta dikujt në Ministrinë e Shëndetësisë nuk i ngutet sepse përfiton për vete, por pacientët po pësojnë”.

Edhe Haxhiu i PDK-së mal me kritika për sistemin shëndetësor dhe ministrin Ismaili Arbëri Haxhiu i PDK-së mal me kritika për sistemin shëndetësor dhe ministrin Ismaili

Duke shprehur bindjen se ka qenë prej kritikëve më të mëdhenj në vazhdimësi të sistemit të shëndetësisë, Haxhiu ka thënë se Ministria, në vend se të zgjidhë është bërë pjesë e problemit.

Ai nuk ka lënë pa përmendur faktet se janë blerë barna që kanë dëmtuar shëndetin e pacientëve, teksa ka përmendur rastin me insulinën.

“Ka pas blerje me rritje enorme të çmimeve. Tash dy vjet janë blerë pajisje që ende nuk kanë hyrë në funksion”, ka thënë ai.

“Mendoj se problemi kryesor është në Ministrinë e Shëndetësisë. Ta marrim shembull, nëse një kompani e ndërtimit të rrugëve jep çmimin 10 fish më të shtrenjtë zyra e prokurimit e Ministrisë së Infrastrukturës e eliminon atë kompani. Kështu duhej të ndodhte edhe në Ministrinë e Shëndetësisë”, ka thënë ai, përcjell Koha.net.

Duke folur për paralajmërimet për grevë, deputeti Haxhiu ka thënë se punëtorët shëndetësorë kanë të drejtë të kërkojnë kushte më të mira të punës.

“Mjekët tanë nuk paguhen si duhet për punën e tyre. Përveç rritjes së pagave në kuadër të Qeverisë Thaçi 1 nuk ka pasur ngritje tjetër”, ka thënë Haxhiu, derisa ka propozuar që të bëhet kategorizimi dhe nivelizimi i pagave të tyre.

“Kam qenë kategorik që pagat të bëhen në bazë të performancës së tyre. Nuk mund të paguhet njësoj si një kirurg që bën disa operacione në ditë, si dikush që rri në kafe dhe merr për gojë kolegët e vet. Besoj se shumica janë të ndershëm por ka edhe biznesmen me mantele të bardha. Shoqëria jonë dhe odat duhet t’i identifikojë dhe t’i dënojë këta mjekë dhe të vlerësojë ata që punojnë”, ka thënë Haxhiu.

Ministrinë e Shëndetësisë e ka fajësuar edhe për mosjetësimin e deritanishëm të Sistemit Informativ të Shëndetësisë.

Edhe Haxhiu: Me rritjen e buxhetit në shëndetësi është rritur edhe korrupsioni Zgjedhjet 2026 Haxhiu: Me rritjen e buxhetit në shëndetësi është rritur edhe korrupsioni

“Për mosjetësimin e SISH-it nuk janë fajtorë mjekët por është Ministria e Shëndetësisë. Kompjuterët që janë blerë kanë mbetur nëpër korridore të QKUK-së dhe spitaleve rajonale”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka shprehur bindjen se as sigurimet shëndetësore nuk do duhej të fillonin pa u funksionalizuar tërësisht Sistemi Informativ Shëndetësor, duke përfshirë edhe veriun e vendit në këtë proces.