Arbëri

Haxhiu: Kemi përmbushur rreth 80 për qind të agjendës legjislative

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është përmbushur rreth 80 për qind e agjendës legjislative të Qeverisë gjatë këtij viti.

Ajo në konferencë për media ka thënë se gjatë kësaj periudhe është arritur të adresohen dhe përmbushin zotimet e dhëna.

“Si MD jemi të përkushtuar për të arritur objektivat tona”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se problemet që kanë pasur gjatë vitit me institucionet e tjera të drejtësisë si KPK kanë ndodhur për shkak të reformave që duan të bëjnë në këtë sistem. Ajo ka thënë se me 2022 presin që të ketë bashkëpunim më të mirë dhe se do punojnë në këtë drejtim