Sokol Havolli, shef i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, ka shkëputur një grafikon nga raporti i Freedom House për demokracinë, për të sulmuar oponentët politikë që po kërkojnë mocion mosbesimi për Qeverinë Mustafa.
Ka thënë se po i frikësohen ardhjes së demokracisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mocionistët po i frikësohen ardhjes së demokracisë dhe shanseve të tyre korruptuese në të ardhmen. Kosova ec edhe në luftë kundër korrupsionit. ‘Haters gonna hate’. Kosova i vetmi vend rajonal me trende pozitive sipas Freedom House”, ka shkruar Havolli.

Nisma për Kosovën e Fatmir Limaj ka marrë iniciativën për të kërkuar mocion votëbesimi për Qeverinë e Isa Mustafës, për të cilën ide deri tani ka marrë përkrahjen vetëm nga partitë opozitare.
Njohësit e rrethanave politike në vend kanë thënë se një mocion i tillë do të ishte i vështirë pa përkrahjen e deputetëve të shumicës.