Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka e di problemin e madh që qendra e qytetit ka me sigurimin e parkingjeve për turistë dhe blerës në dyqanet e Çarshisë së Bazhdarhanës.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se “sivjet do të bëjmë një zgjedhje të përkohshme duke krijuar parking të ri, për afro 90 vetura, me çmim të lirë, në mënyrë që ta shkarkojmë qendrën e qytetit dhe të sigurojmë parking për rreth 400 dyqane të çarshisë”.
“Projekti i gjetjes së zgjidhjes për më shumë parkingje është duke u zhvilluar dhe qytetarët do të njoftohen nëpërmjet debateve publike”, ka thënë Haskuka.
“Deri atëherë, ky është projekti për një parking të përkohshëm, i cili do të hapet para fillimit të sezonit veror”, ka shtuar më tej.
-
Prizreni bëhet me parking publik me kapacitet për 100 vetura
-
Haskuka thotë se javën tjetër do hapet parkingu më i madh që nga paslufta
-
Komuna e Prizrenit fton qytetarët që gjatë verës të solidarizohen me mërgimtarët
-
Taksistët në Prizren në hall me mungesën e parkingjeve të dedikuara për ta
-
Haskuka: Kemi 20 kompani të gatshme për investime në prodhimtari