Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i ka dalë në mbrojtje drejtorit të Kulturës, Ehat Oreshka, pas raportimeve në media lidhur me dënimin e tij nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Me këtë rast, Haskuka ka shprehur qëndrimin se rasti i Oreshkës që daton nga viti 2013 e që ka të bëjë me një veturë të vjetër “Volvo” të vitit 1966 është aktualizuar pasi që ky ka marrë postin e drejtorit komunal dhe është dënuar brenda një afati të shpejtë kohor.
Kreu i Prizrenit ka kërkuar që organet e drejtësisë të tregojnë efikasitet të njëjtë edhe në raport me denoncimet e ekzekutivit lokal në “58 dosje të keqpërdorimit dhe të krimit”, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo përfaqësuesit nga partitë opozitare kanë kritikuar qasjen e Haskukës në këtë rast, duke përkujtuar se zotimet e subjektit të tij politik kanë qenë për qeverisje me zyrtarë që nuk kanë telashe me ligjin.
Ndërkohë që monitoruesit nga shoqëria civile kanë theksuar se fokusi i kryetarit duhet të orientohet në ngritjen e integritetit institucional, pa dhënë opinione mbi efikasitetin e punës së gjyqësorit./Fisnik Minci.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)