Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haskuka kërkon hulumtim për gjendjen reale në Ekzekutivin lokal

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se raportimi dhe dokumentimi i të dhënave në Komunën e Prizrenit nuk është në nivelin e pritur.

Një gjë e tillë sipas tij, po e krijon detyrimin për hulumtim më të thellë të çështjeve me qëllim të analizimit dhe kuptimit të gjendjes reale në drejtoritë komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatkeqësisht ka shumë probleme në aspektin e raportimit në Komunën e Prizrenit. Çështja është që në shumë fusha mungon edhe dokumentimi adekuat”, ka thënë Haskuka. Ai ka pohuar se nga drejtoritë komunale i ka pranuar vetëm disa raporte për vitin e kaluar dhe disa plane të punës për këtë vit.

“Për raportet e punës për vitin e kaluar, afati për shumë drejtori më është thënë se është 31 janari i këtij viti. Prandaj në shumë aspekte nuk i kemi këto raporte përfundimtare. I kam kërkuar po ashtu edhe planet e punës për vitin 2018, për t’i analizuar ato, ku edhe këtu disa i kemi marrë e disa jo”, ka deklaruar Haskuka. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)