Megjithëse Gjevat Koka nga fshati Letaj i Bashkisë së Hasit e ka 10 km afër Gjakovën, materialin ndërtimor për shtëpinë detyrohet ta marrë në Tiranë që është 180 km më larg.
Krejt kjo shkak i taksës doganore që duhet paguar për marrjen e materialit ndërtimor andej kufirit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse një popullsi e madhe, por e shpërndarë në pjesë të ndryshme të viseve malore, ka bërë që bizneset e vetme të jenë dyqanet ushqimore, raporton TopChannel.
Banorët kërkojnë nga qeveria shqiptare që të gjendet një formë që kjo taksë të largohet të paktën për banorët e rrethinës.
Buzë vijës kufitare me Kosovën, Shqipëria ka tri bashki që janë pjesë e Qarkut të Kukësit, është Bashkia e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, që gjithsej kanë rreth 110 mijë banorë me mbi 100 fshatra.
Të gjitha këto zona janë qindra kilometra larg nga zonat e zhvilluara të Shqipërisë, mirëpo janë pak kilometra nga Qyteti i Prizrenit dhe Gjakovës që janë në anën tjetër të kufirit në pjesën e Kosovës.