Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate e që tash vonë aderoi në partinë e kryeministrit Ramush Haradinaj, ftesën e Gjykatës Speciale për këtë të fundit e ka quajtur të padrejtë.
Ai tutje ka shtuar se ka dyshime për skenarë prapa kësaj ftese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se, qëndrimi i Ramush Haradinajt kundër ndarjes së Kosovës, vendosmëria për taksën ndaj mallrave serbe e atyre të Bosnje e Hercegovinës e vendime të tjera të mëdha të tij na bëjnë të kuptojmë se ai është një burrshtetas.
“Veprimi i sotëm tregon se ai para interesave të pushtetit e ka dashurinë për Kosovën, për të cilën dha shumë. A ka vend për dyshime për ndonjë skenar? PO KA”, ka shkruar ai në Facebook.
Hasani thotë se, kjo që po bëhet ndaj Haradinajt nuk quhet drejtësi, duke shtuar se pastërtinë e tij e ka dëshmuar edhe më herët.
“Me ty kryeministër Haradinaj”, ka shtuar ai.