Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Kosova ka një detyrim ndërkombëtar i cili është ratifikuar në Kuvend në vitin 2013.
Sipas tij, vendimi i 2013-ës është marrë ligjërisht sipas ligjit ndërkombëtar dhe nuk mund të zhvlerësohet me ndryshime të brendshme politike. Sipas tij, kështu është provuar edhe nga Bashkimi Sovjetik duke u munduar të zhvlerësojë vendimet e Rusisë cariste.
Hasani në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ekzistojnë disa rregulla mbi trashëgimin e shteteve që nuk mund të ndryshojnë. Sipas tij, kur ndërrohen qeveritë nuk mund të ndryshohen detyrimet ndërkombëtare.
“Palët duhet të ulen dhe secila t’i nxjerrë temat apo hallet e tyre. Serbia thotë se duhet të formohet Asociacioni dhe kjo tash mund të zgjidhet me proces politik. Në finale duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.
-
Hasani: Kurti dëshiron të bëjë republikën e tretë
-
Hasani: Pak e besueshme që Kosova të ketë institucione të reja këtë vit
-
Komentet e Enver Hasanit për komentet e partive në Kushtetuese
-
Hasani: S’ka konstituim pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, VV-ja shpërfilli rendin kushtetues
-
Hasani paralajmëron izolim nëse Qeveria e re nuk e çon statutin e Asociacionit në Kushtetuese