Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hasani: Kemi pasur presione gjatë hartimit të Projektligjit për pagat

Foto: Koha

Në Komisionin për Administratë Publike do të diskutohet dhe votohet Projektligji për pagat.

Nait Hasani, kryetar i këtij Komisionit, është ankuar për presion gjatë hartimit të këtij projektligji, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Komisioni ynë ka qenë i bombarduar nga shkresat duke nisur nga Gjykata Kushtetuese e deri te shërbyesit civilë. Por nuk kemi pasur presion nga zyrtarët publikë”, ka thënë ai.

Aktualisht po shqyrtohen dhe votohen amendamentet e Projektligjit nr. 06/L-113, për Organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura. Më pas do hedhet në votim Projektligjit nr.06/L-114, për Zyrtarët Publikë, dhe e fundit do të jetë Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik.