Atdhetari kosovar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, “që të ndalojë çfarëdo që është duke konsumuar”.
Ai ka shkruar në Twitter se Kosova është shtet i pavarur dhe ka institucione, derisa ka shtuar se askush nuk flet në emrin e Kosovës përpos përfaqësuesve të zgjedhur.
“Edi Rama duhet të ndalojë çfarëdo që është duke konsumuar. Kosova ka zgjedhur parlamentin, një qeveri, një kryeministër dhe një president. Është shtet i pavarur. Askush nuk flet për Kosovën, pos përfaqësuesit e saj të zgjedhur”, ka shkruar ai.

Bajraktari, që ka qenë i angazhuar në sensibilizimin e opinionit amerikan për problemin e Kosovës në vitet e 90-ta, i ka reaguar deklarimit të Ramës që së fundmi është shprehur se “veriu i Kosovës është bërë tokë e askujt”.
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Rama uron Thaçin për 18-vjetorin e Pavarësisë: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë
-
Rama: Kosova është shtet për ne, por jo për Serbinë – ky është problemi i madh
-
Rama: Kosova t’ia lërë topin në derë Serbisë
-
Rama: Kosova ta harrojë Serbinë dhe t'i përmbushë kërkesat e BE-së